Main Article Content
Abstrakti
Gjatë këtyre 25 vjetëve pikëpamja antiskënderbejane u gjallërua si
asnjëherë tjetër. Deri tani ajo përfaqësohej nga shteti osman, tani nisi me
individë, të cilët në dukje paraqiten si të pavarur. Krahas tyre, qeveria
turke ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë rishikimin e marrëdhënieve
shqiptaro-osmane të shek. XIV-XV. Ndërsa historianët kosovarë i kthyen
një përgjigje të prerë se nuk ka asnjë rishikim, qeveria shqiptare pranoi të
krijojë një komision të përbashkët, i cili është mjaftuar me disa aktivitete
të përbashkëta, por pa asnjë rezultat. Strumbullari i rishikimit do të jetë
Skënderbeu. Kam besim se askush nuk mund ta vlerësojë Skënderbeun si
“mosmirënjohës, bukëshkalë, tradhtar” apo të kenë infiltruar disa teza të
pikëpamjes antiskënderbejane. Ky artikull synon të tërheqë vëmendjen e
shqiptarëve rreth rrezikshmërisë së kësaj pikëpamjeje, duke bërë një
përmbledhje të tezave më kryesore.
