Main Article Content

Abstrakti

Më datë 3 korrik 2024 u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, prof. dr. Hysen Kordha. Ai lindi më 6 shkurt 1941 në Stanicë të Beratit. Aty kreu shkollën fillore. Arsimimin e vijoi më pas në qytetin e Beratit, ku edhe përfundoi arsimin e mesëm pedagogjik. Pas diplomimit u emërua mësues në vendlindje, kurse në vitin pasues u vendos në postin e drejtorit të shkollës 7-vjeçare të Kutallisë. Për disa vjet punoi në seksionin e arsimit në Berat. Në moshën 26-vjeçare, në vitin 1966 u regjistrua për të kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji, dega Histori-Gjeografi, të cilin e përfundoi në vitin 1971. Në nëntorin e atij viti u angazhua në një grup pune që do të hartonte historikun e qarkut të Beratit. Në vijim, pas kësaj pune u vendos në Tiranë dhe u bë pjesë e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave (krijuar në vitin 1972).

Article Details

How to Cite
Kordha, Hysen. 2025. “Hysen Kordha (6 Shkurt 1941 – 3 Korrik 2024)”. Studime Historike, no. 2 (January). https://doi.org/10.61773/x0b5hh22.

How to Cite

Kordha, Hysen. 2025. “Hysen Kordha (6 Shkurt 1941 – 3 Korrik 2024)”. Studime Historike, no. 2 (January). https://doi.org/10.61773/x0b5hh22.

Share

References

  1. Hysen Kordha