Main Article Content

Abstrakti

Elbasani ishte njëri prej qyteteve më të rëndësishme ekonomike, politike, demografike e kulturore të Shqipërisë gjatë periudhës së sundimit osman. I pozicionuar në një hapësirë strategjike, që kishte qenë përherë aks i lidhjes, komunikimit e rivalitetit kulturor, ekonomik, ushtarak e politik ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, Elbasani pësoi një zhvillim tejet të shpejtë fill pas rindërtimit të tij prej Sulltan Mehmedit II në verën e vitit 1466. I varur fillimisht administrativisht prej Ohrit, brenda një kohe të shkurtër Elbasani u kthye në qendër sanxhaku, duke përfshirë nën juridiksionin e tij hapësira territoriale që shtriheshin nga bregdeti i Durrësit, Kavajës e Bashtovës deri në pjesët malore të Çermenikës. Të gjitha këto resurse ekonomike e demografike u pozicionuan në qendrën e sanxhakut, qytetin e Elbasanit që përjetoi një urbanizim të shpejtë. Ky artikull synon të trajtojë rolin e vakëfeve, në rastin konkret atij të Sinan Pashës, në zhvillimin e një qendre të rëndësishme të kohës siç ishte qyteti i Elbasanit.

Fjalëkyçet

Elbasan, vakëfe, Sinan Pasha, zhvillim urban, qytete shqiptare

Article Details

How to Cite
Caka, Eduart. 2024. “Vakëfi I Sinan Pashës Dhe Ndikimi I Tij Në Zhvillimin Urbanistik E Kulturor Të Elbasanit Gjatë Shek. XVI”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/yexx2h46.

How to Cite

Caka, Eduart. 2024. “Vakëfi I Sinan Pashës Dhe Ndikimi I Tij Në Zhvillimin Urbanistik E Kulturor Të Elbasanit Gjatë Shek. XVI”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/yexx2h46.

Share

References

  1. * Ky publikim është mundësuar me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AKKSHI-t.
  2. 1. Artikuj të tillë, të periudhës paraosmane dhe osmane, sidomos në lidhje me objektet e kultit apo aspektet urbanistike të qyteteve shqiptare i gjejmë të botuara kryesisht në revistat Monumentet, Studime historike dhe Buletin për shkencat shoqërore, por edhe në disa vepra kryesore që lidhen me shek. XV sikurse është Konferenca e dytë e Studimeve Albanologjike (1968) apo seria prej tri vëllimesh me titull Studime për epokën e Skënderbeut (1989). Sigurisht që paraqitja e gjithë literaturës përkatëse këtu, do të dilte jashtë synimeve të këtij artikulli, prandaj do të mjaftohemi vetëm me ata artikuj që lidhen me periudhën e hershme të Elbasanit, fill pas rithemelimit të tij në vitin 1466.
  3. 2. Regjistrat kadastrorë (Tahrir defterleri) dhe ato të vakëfeve janë edhe burimet më të hershme arkivore osmane, të cilat hedhin dritë veçanërisht mbi shekujt e parë të perandorisë dhe vendosjen e saj në hapësirat e reja gjeografike, por edhe ndryshimet që solli në aspektin administrativ, ekonomik, demografik e shoqëror në ato hapësira. Sot kemi mundësi të krijojmë një përfytyrim më të saktë të vendosjes së sundimit osman në hapësirën shqiptare gjatë shek. XV, zbatimit të sistemit të timarit dhe shfrytëzimit të regjistrave kadastrorë në shërbim të njohjes së historisë ekonomike, politike e demografike të saj për këtë periudhë. Për një studim të tillë, shih Selami Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare (shek. XV-XVI) (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, 1988).
  4. 3. Machiel Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912), përktheu Klodiana Smaljaj (Tiranë: AIITC, 2012); Machiel Kiel, “İlbasan”, TDV İslam Ansiklopedisi, C. XXII (İstanbul: TDV Yay., 2000), 79-81. Për disa të dhëna demografike në lidhje me popullsinë shqiptare gjatë shek. XV-XVI e në veçanti për Elbasanin, gjithashtu shih Selami Pulaha, “Aspekte të demografisë historike të trevave shqiptare gjatë shekujve XV-XVI”, Studime për epokën e Skënderbeut, vëll. I (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, 1989), 45-47. Ndërsa për të ardhurat në rang sanxhaku, shih Pulaha, Pronësia feudale, 187.
  5. 4. Franz Babinger, Aufsatze und Abhandlungen zur Geschichte Südosteuropas und der Levante, v. I (München: Schmidt & Klaunig Kiel, 1962), 203; Dritan Egro, Islam in Albanian Lands during the First Two Centuries of the Ottoman Rule, Ph.D. Dissertation (Ankara: 2003), 172. Për një qasje kritike të studimeve të Babinger-it, veçanërisht në rastin e leximit të mbishkrimit të kalasë së Elbasanit, shih Vexhi Buharaja, “Rreth mbishkrimeve të fortesës së Elbasanit”, Studime për epokën e Skënderbeut, vëll. II (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, 1989), 503-526.
  6. 5. Evliya Çelebi Seyahatnamesi, C. VIII (İstanbul: Orhaniye Matbbası), 721. Për hapësirën shqiptare në veprën e Çelebiut, shih Robert Dankoff and Robert Elsie, Evliya Çelebi in Albania and adjacent regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid) (Leiden: Brill, 2000); Evlija Çelebi, Shqipëria: para tre shekujsh, përkthyer nga Sali Vuçiterna (Tiranë: Besa, 2000).
  7. 6. Skampeis (Scampia, Skampini) përmendet në burimet antike që në shek. II p.e.s. Për më shumë të dhëna, shih Hasan Ceka, “Nga historia e lashtë e Skampinit (Elbasanit)”, Studime historike, nr. 1 (1975): 147-151. Ndërsa për një literaturë të zgjeruar në lidhje me rithemelimin e qytetit të Elbasanit, shih Eduart Caka, “Vakëfet dhe funksioni i tyre në qytetin e Elbasanit gjatë shek. XVI”, Studime historike, nr. 1-2 (2016): 99-101.
  8. 7. Hedda Reindl-Kiel, “Gedik Ahmed Paşa”, TDV İslam Ansiklopedisi, C. XIII, TDV Yay. (İstanbul: 1996), 543-544; Historia e Adriatikut, nën drejtimin e Pierre Cabanes, parathënia nga Jocques le Goff, përktheu Ardian Klosi, Arben Leskaj (Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2005), 255.
  9. 8. Zija Shkodra, Esnafet shqiptare (shek. XV-XX) (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1973), 31.
  10. 9. Halil İnalcık, Devlet-i ‘Aliyye: Osmanlı İmparatorluğu Üzerine Araştırmalar, C. I, İstanbul: Türkiye İş Bankası-Kültür Yayınları, 2016, 125-127; Eduart Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre social në Shqipërinë e periudhës osmane, Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, 2021, 246; Halil İnalcık, “Fatih Sultan Mehmed Tarafından İstanbul’un Yeniden İnşaası”, çev. Fahri Unan, Ondokuz Mayıs Üniversitesi Eğitim Fakültesi Dergisi, c. 3, Samsun 1988, 215-226.
  11. 10. İnalcık i referohet një autori të kohës sikurse ishte Kristobuli. Për më shumë, shih İnalcık, Fatih Sultan Mehmed Tarafından İstanbul’un, 220.
  12. 11. Duket se njëri prej pashallarëve që u dallua më së shumti në këtë drejtim, ishte Mahmud Pasha. Por krahas tij, burimet përmendin edhe emra të tjerë funksionarësh të lartë sikurse ishin Gedik Ahmed Pasha, Murad Pasha apo Davud Pasha. Shih po aty, 220.
  13. 12. Për një trajtesë të detajuar të mënyrës se si vendosej sistemi i timarit në një hapësirë të caktuar, në rastin konkret atë të Shqipërisë, të mënyrës së kryerjes së regjistrimeve kadastrore dhe ndarjes së timareve, shih Regjistri i sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431, përgatiti për botim në gjuhën turke Halil Inalcik, përkthyer nga Mykerem Janina; përkthimi i hyrjes dhe përgatitja për botim nga Eduart Caka, Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, 2017, V-XX.
  14. 13. Në shek. XVI timariotët e sanxhakut të Elbasanit zotëronin plot 32,9 % të të ardhurave të përgjithshme që mblidheshin nga kjo njësi administrative. Për detajet, shih Pulaha, Pronësia feudale, 223.
  15. 14. Për më shumë të dhëna në lidhje me regjistrat kadastrorë osmanë për hapësirën shqiptare të shek. XV, aspektet që lidhen me vendosjen e timarit dhe zbatimin e tij, shih Eduart Caka, “Aspekte të situatës politiko-ekonomike të hapësirës shqiptare gjatë shek. XV bazuar në regjistrat kadastralë osmanë të kësaj periudhe”, Gjergj-Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2019, 91-101.
  16. 15. Regjistri i sanxhakut të Arvanidit, XXXVI.
  17. 16. Po aty, V-VII; Egro, Islam in Albanian Lands, 182.
  18. 17. Në lidhje me etimologjinë dhe kuptimin e fjalës “istimalet” si dhe përdorimin e kësaj politike në periudhën osmane, shih Mücteba İlgürel, “İstimalet”, TDV İslam Ansiklopedisi, C. XXIII, TDV. Yay., Istanbul: 2001, 362-363.
  19. 18. I tillë është rasti i kreut të Principatës Osmane, Orhanit, i cili ua serviri me duart e tij ushqimin të vobektëve në mensën që ngriti në qytetin e Jenishehirit, fill pasi e kishte pushtuar këtë vend. Shih Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre social, 45.
  20. 19. Në lidhje me vakëfin e Mirahorit dhe ndikimin që ai pati në zhvillimin e Korçës, shih Petraq Pepo, “Dy dokumente mesjetare mbi Shqipërinë: Berati i sulltan Bajazitit II dhe vakëfnameja e Mirahor Iljaz Beut”, në Buletin për Shkencat Shoqërore, nr. 3, botim i Institutit të Shkencave (1956); Eduart Caka, “Të dhëna mbi disa vakëfe kryesore të Korçës gjatë periudhës osmane (shek. XVI-XIX)”, Studime historike, nr. 1-2 (2017): 84-86; Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre social, 148-166.
  21. 20. Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre social, 206.
  22. 21. Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 138-139; Egro, Islam in Albanian Lands, 263.
  23. 22. M. Tayyip Gökbilgin, XV-XVI. Asırlarda Edirne ve Paşa Livası: Vakıflar, Mülkler, Mukataalar, İstanbul: Üçler Basımevi, 1952, 450-451.
  24. 23. Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 719-730.
  25. 24. Po aty, 450. (Zeyl, 207).
  26. 25. Vetëm gjatë fundit të shek. XV dhe fillimit të shek. XVI vërejmë disa funksionarë me të njëjtin emër. Njëri prej të cilëve është edhe Sinanuddin Sinan Pasha, vëllai i Rustem Pashës që shërbeu si sadrazam gjatë periudhës së sundimit të Sulltan Sulejmanit I. Për më shumë, shih: Mehmed Süreyya, Sicil-i Osmani, C. V, Yay. Haz. Nuri Akbayar, Eski yazıdan aktaran Seyit Ali Kahraman, İstanbul: Tarih Vakfı Yay., 1996, 1514-1516.
  27. 26. Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137-138.
  28. 27. Devlet Arşivleri Genel Müdürlğü, Osmanlı Arşivi (më tej: BOA), TT.d. 367, fl. 442.
  29. 28. Po aty, fl. 439.
  30. 29. Për më shumë detaje, shih Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) 129, Dosja (më tej: D.) 24, fl. 5; Pulaha, Pronësia feudale, 175.
  31. 30. BOA, TS.MA.d./7001.
  32. 31. Gökbilgin, XV-XVI. Asırlarda Edirne, 450-452.
  33. 32. Për një përshkrim të detajuar të objekteve që ngriti Sinan Pasha, shih Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre social, 206-209. Gjithashtu shih Arkivi i Institutit të Historisë (më tej: AIH), E-I-17, Abedin Çaushi, “Esnafët në Elbasan”, 3-4.
  34. 33. Informacione në lidhje me xhaminë e Sinan Pashës, por edhe për veprat e tjera të ndërtuara prej tij, vërejmë tek Evlija Çelebiu në gjysmën e dytë të shek. XVI. Për më shumë, shih Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 721. Ndërsa Kiel dhe studimet e tjera të zhvilluara në Shqipëri mbi këtë temë u referohen kryesisht informacioneve të mbledhura nga Lef Nosi, të cilat gjenden në fondin me emrin e tij në Arkivin Qendror të Shtetit. Për xhaminë e Sinan Pashës dhe objektet e tjera të vakëfit të tij në këtë fond arkivor, shih AQSH, F. 32, D. 37, fl. 80-87.
  35. 34. Duket se teqeja i përkiste tarikatit Xhelvetije dhe kishte një vakëf më vete pasi Kiel shprehet se ajo qe njëra prej teqeve më të rëndësishme të qytetit, me një numër të madh dervishësh dhe vakëf të pasur. Për më shumë, shih Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 138-139. Për objektet e lartpërmendura, gjithashtu shih Ekrem Ayverdi, Avrupada Osmanlı Mimari Eserleri, C. IV, İstanbul: İstanbul Tarih Cemiyeti, 2000, 415; Egro, Islam in Albanian Lands, 278, ref. 273.
  36. 35. Egro, Islam in Albanian Lands, 290.
  37. 36. Sipas Kiel-it, hamami ka pësuar zgjerime në shek. XVII duke u ndarë në dy pjesë kryesore, të cilave iu bashkëngjitën anash edhe disa dhoma. Objektit i ishte bërë edhe një restaurim tjetër në vitet 1970 ku çatia qe mbuluar me tjegulla të reja, të ngjashme me ato origjinalet që kishte pasur hamami. Për më shumë të dhëna në lidhje me punimet e kryera mbi hamamin në fjalë, shih Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 160-161.
  38. 37. Ayverdi, Avrupa’da Osmanlı, C. IV, 415.
  39. 38. Popullsia e fshatrave që banonte nëpër hapësirat brenda vakëfit ishte falur pothuajse prej të gjitha taksave, përjashtim bënin vetëm disa taksime të veçanta siç qe ajo e xhizjes. Për më shumë të dhëna në lidhje me dispozitat ligjore dhe praktikën osmane të përjashtimit të taksave për këtë kategori të fshatrave, shih Pulaha, Pronësia feudale, 179.
  40. 39. Aty nga fundi i shek. XVI, Elbasani numërohej si nga qytetet me zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe demografik të hapësirës shqiptare. Bashkë me qendra të tjera shumë herë më të vjetra dhe më të zhvilluara, sikurse ishte Vlora apo Berati, Elbasani mendohet se kishte një numër popullsie që i afrohej shifrës së një mijë banorëve. Shih Egro, Islam in Albanian Lands, 279.
  41. 40. Për më shumë të dhëna në lidhje me themelimin e qytetit dhe sjelljen e familjeve të krishtera prej qyteteve përreth, shih Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137-138.
  42. 41. Taksën e xhizjes së popullatës së krishterë në fshatrat që i përkisnin vakëfit, në rastin konkret, të Bradasheshit, e mblidhte xhabiu i tij, i cili më pas i depozitonte në thesar. Për disa raste të ngjashme, shih BOA, TS. MA.e 892/12; TS. MA.e 1202/35.
  43. 42. Një meremetim i veprave të objekteve arkitekturore që ishin pjesë e vakëfit të Sinan Pashës është bërë në vitin 1856, gjë të cilën e mësojmë nga një shkresë që mban datën 6 tetor, shih BOA, A. DVNSMHM.d... 61/227.
  44. 43. 6 Numaralı Mühimme Defteri (972/1564-1565) (Özet, Transkripsiyon ve İndeks), C. I, T. C. Başbakanlık Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, Ankara: 1995, 366-367.
  45. 44. Një tabelë të ngjashme jemi përpjekur ta paraqesim në rastin e vakëfit të Iljas Bej Mirahorit në Korçë. Për më shumë hollësi, shih Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre social, 160-163.
  46. 45. BOA, IE.EV.. 48/5313.
  47. 46. Po aty, C..EV.. 366/18578.
  48. 47. Po aty, TS.MA.e 837/6.
  49. 48. Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 721.
  50. 49. Rasti më i hershëm që mundëm të evidentojmë në këtë drejtim, daton më 9 gusht 1804, shih BOA, C.. EV.. 343/17402.