Main Article Content

Abstrakti

Bazuar kryesisht në burimet arkivore shqiptare, ky artikull eksploron implikimet e bashkëpunimit ekonomik të Shqipërisë me Kinën gjatë fundit të viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1960. Punimi tregon se në vendimet e Shqipërisë për ndryshimin e aleancave, përllogaritjet ekonomike kanë qenë po aq të rëndësishme sa konsideratat politike. Artikulli argumenton se vënia e theksit mbi industrializimin e rëndë, mobilizimin e masave dhe parimin e mbështetjes në forcat e veta, nga ana e Kinës, ishte tërheqës për planet ekonomike afatgjata të udhëheqësve shqiptarë. Ky qëndrim u përforcua edhe më shumë pasi ndarja e punës në Këshillin e Ndihmës Ekonomike Reciproke (KNER) e la Shqipërinë në skajet e integrimit ekonomik të bllokut sovjetik europian, duke e zhvendosur atë në një zhvillim të bazuar në bujqësi. Artikulli gjithashtu argumenton se, megjithëse nuk pati një transferim thelbësor teknologjik midis Kinës dhe Shqipërisë gjatë viteve 1950, ato vite shërbyen për Shqipërinë si një periudhë studimi i sistemit socialist kinez, i cili përfundimisht u përshtatej synimeve politike dhe ekonomike të liderëve shqiptarë më shumë se ai sovjetik. Marrëdhëniet ekonomike me Kinën hapën rrugë të reja tregtare për Shqipërinë, duke e lidhur potencialisht ekonominë e Shqipërisë me tregje të reja dhe me flukset ndërkombëtare të mallrave. Megjithatë, këto mundësi mbetën plotësisht të pashfrytëzuara për shkak të mangësive ekonomike të vetë Shqipërisë, kapaciteteve të kufizuara industriale dhe infrastrukturës së dobët.

Fjalëkyçet

Ndarja kino-sovjetike, Kinë, Shqipëri, shkëmbime ekonomike.

Article Details

How to Cite
Marku, Ylber. 2025. “TERRENI I NJË PARTNERITETI: MODELI SOCIALIST KINEZ DHE RRUGËTIMI EKONOMIK I SHQIPËRISË NË PERIUDHËN E HERSHME TË LUFTËS SË FTOHTË”. Studime Historike, no. 2 (October). https://doi.org/10.61773/wg18ws47.

How to Cite

Marku, Ylber. 2025. “TERRENI I NJË PARTNERITETI: MODELI SOCIALIST KINEZ DHE RRUGËTIMI EKONOMIK I SHQIPËRISË NË PERIUDHËN E HERSHME TË LUFTËS SË FTOHTË”. Studime Historike, no. 2 (October). https://doi.org/10.61773/wg18ws47.

Share

References

  1. Janick Marina Schaufelbuehl, Marco Wyss, and Valeria Zanier (eds.), Europe and China in the Cold War. Exchanges Beyond the Bloc Logic and the Sino-Soviet Split (Leiden, Boston: Brill, 2019), 175-235; shih gjithashtu Jan Zofka, Péter Vámos & S ren Urbansky (eds.), “Beyond the Kremlin’s reach? Eastern Europe and China in the Cold War era”, special issue, Cold War History, vol. 18, no. 3 (2018).
  2. Elidor Mëhilli, From Stalin to Mao. Albania and the Socialist World (Ithaka and London: Cornell University Press, 2017).
  3. Besnik Pula, Globalization Under & After Socialism. The Evolution of Transnational Capital in Central and Eastern Europe (Stanford, CA: Stanford University Press, 2018), 38-40. Për KNER-in shih gjithashtu Giuseppe Schiavone, The Institutions of Comecon (London and Basingstoke: The Macmillan Press, 1981).
  4. Mëhilli, From Stalin to Mao; Elidor Mëhilli, “Socialist Encounters. Albania and the Transnational Eastern Bloc in the 1950s”, in Cold War Crossings. International Travel and Exchange across the Soviet Bloc, 1940s – 1960s, edited by Patryk Babiracki and Kenyon Zimmer, Introduction by Vladislav Zubok, Arlington (Texas: University of Texas at Arlington, Texas A&M Press, 2014), 107-133; Graham H. Roberts (eds.), Material Culture in Russia and the USSR: Things, Values, Identities (London and New York: Bloomsbury Academic, 2017).
  5. Elidor Mëhilli, “Globalized Socialism, Nationalized Time: Soviet Films, Albanian Subjects, and Chinese Audiences across the Sino-Soviet Split”, Slavic Review, vol. 77, no. 3 (Fall 2018): 611-637.
  6. Mbi procesin e destalinizimit në Shqipëri, shih Ana Lalaj, Pranvera e rrejshme e 1956-s (Tirana: Infbotues, 2015); Elidor Mëhilli, “Defying De-Stalinization: Albania’s 1956”, Journal of Cold War Studies, vol. 13, no. 4 (2011): 4-56.
  7. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) 495, Viti (më tej: V.) 1959, Dosja (më tej: D.) 2, fl. 10. Relacion i kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit mbi problemet e diskutuara me shokët sovjetikë, Tiranë, 15 maj 1959.
  8. Pula, Globalization Under & After Socialism, 38.
  9. Jeronim Perović, “The Tito-Stalin Split: A Reassessment in Light of New Evidence”, Journal of Cold War Studies, vol. 9, no. 2 (2007): 42-57; Ylber Marku, “Shifting Alliances: Albania in the Early Cold War”, Journal of Cold War Studies, vol. 24, no. 3 (2022): 80-115.
  10. AQSH, F. 14/Arkivi i Partisë (AP) - Organet Udhëheqëse (OU), V. 1949, D. 1, fl. 24. Procesverbal i Plenumit të Dytë të Kongresit I të PPSH-së, 28 prill 1949.
  11. Ronald Grigor Suny, The Soviet Experiment. Russia, the USSR, and the Successor States, New York and Oxford: Oxford University Press, 2011, 188-212; Lewis H. Siegelbaum, Soviet state and society between revolutions, 1918-1929, New York, and Cambridge: Cambridge University Press, 1992; Shih gjithashtu Sheila Fitzpatrick, Alexander Rabinowitch and Richard Stites (eds.), Russia in the Era of NEP: Explorations in Soviet Society and Culture (Bloomington and Indianapolis: Indiana University Press, 1991).
  12. ‘Record of I. V. Stalin's Conversation with E. Hoxha concerning Albanian-Yugoslavian Relations and the Foreign and Domestic Policy of Albania,’ March 23, 1949, History and Public Policy Program Digital Archive, Vostochnaia Evropa, edited by G.P. Murashko et al, vol. 2, pp. 44-57 (APRF, f. 45, op. 1, d. 249, 1. 5 5-74) http://digitalarchive.wilsoncenter.org/document/134384 (shikuar më 20.12.2023).
  13. Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, vëll. V, Beqir Meta (red. përgj.), grup autorësh (Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, 2023), 52, 67-71, 408-423; Artan R. Hoxha, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nën Komunizëm (1945-1967) (Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, 2022), 100-107; Gjon Boriçi, Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri (nëntor 1944 - dhjetor 1949), (në proces aprovim botimi).
  14. AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1951, D. 28, fl. 11-49. Protokoll i mbledhjes së Byrosë Politike, 21 maj 1951; po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë së Jashtme, V. 1951, D. 62, 09.02.1951. “Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Qeverisë së Bashkimit Sovjetik mbi dhënien Shqipërisë materiale industriale me kredi dhe protokolli përkatës i kësaj marrëveshjeje”.
  15. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë së Jashtme, V. 1953, D. 21, fl. 38-41. Relacion i këshilltarit tregtar në Moskë, Niayi Domi, mbi punën e delegacionit tregtar gjatë bisedimeve për mbylljen e marrëveshjeve të vitit 1953, drejtuar Ministrisë së Tregtisë në Tiranë, 16 prill 1953; shih gjithashtu po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë së Jashtme, V. 1953, D. 22, D. 23, D. 24.
  16. Po aty, F. 14/AP-OU, V. 1951, D. 28, fl. 19. Protokoll i mbledhjes së Byrosë Politike më 21 maj 1951. “Mbi rezultatet e marrëveshjeve me B.S., dhe demokracitë e tjera popullore për kërkesat tona për planin pesëvjeçar 1951-1955”.
  17. Po aty, F. 490, V. 1956, D. 1076, fl. 134-174. Ministria e Industrisë dhe e Minierave, drejtuar Kryeministrisë, 31 tetor 1956. “Bashkangjitur ju dërgojmë pasqyrat mbi nevojat për specialistë që ka ky dikaster për të ardhur nga B. S., dhe demokracitë e tjera popullore për vitet 1957-1960”.
  18. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1956, D. 271. “Marrëveshje mbi dhënien e një kredie afatgjatë Republikës Popullore të Shqipërisë nga ana e Bashkimit Sovjetik si dhe letra që Kryeministri i Republikës Popullore të Shqipërisë i dërgon Kryeministrit të Bashkimit Sovjetik”, maj 1956.
  19. Pula, Globalization Under & After Socialism, 36.
  20. AQSH, F. 490, V. 1954, D. 223, fl. 3. “Proçesverbal i mbledhjes së Këshillit të Ministrave, datë 2.7.1954 mbi shqyrtimin e rezultateve të punës së delegacionit tonë qeveritar që ishte në Moskë për disa çështje qeveritare”, Mbledhja e qeverisë në Tiranë”, 2 korrik 1954.
  21. Po aty, fl. 2-6.
  22. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1957, D. 227, fl. 1-45.; po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1959, D. 195, fl. 2-9. Relacion i ministrit të Tregtisë Kiço Ngjela, drejtuar Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së për shokun Enver. “Mbi përfundimin e marrëveshjeve për sigurimin e planit të eksport-importit për vitin 1959 si dhe mbi sigurimin e objekteve”, 2 qershor 1959.
  23. Po aty, F. 503/Ministria e Tregtisë së Jashtme, V. 1953, D. 21, fl. 38-41. “Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Qeverisë së Bashkimit Sovjetik mbi dërgimet reciproke të mallrave për vitin 1953 si dhe listat përkatëse të import-eksportit”, 8 prill 1953.
  24. Mëhilli, From Stalin to Mao.
  25. Mëhilli, “Socialist Encounters”, 117-128.
  26. AQSH, F. 503/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 241, fl. 61-62. Kryeministria drejtuar gjithë ministrive dhe institucioneve qendrore. “Mbi disa çështje të trajtimit të specialistëve të huaj”, 5 nëntor 1960.
  27. Po aty, F. 495, V. 1958, D. 762, fl. 7-8. Relacion i kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit, Spiro Koleka, dërguar Ministrisë së Industrisë dhe Ministrisë së Komunikacionit, Tiranë, 1 prill 1958; po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 262. Korrespondencë nga data 13.11.1959 deri më 12.12.1960, e Ministrisë së Tregtisë me Këshillin e Ministrave dhe atasheun tregtar në Moskë, në lidhje me ndërtimin e projekteve të reja me ndihmën e Bashkimit Sovjetik.
  28. Po aty, F. 14/KNER [Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke], V. 1958, D. 2, fl. 7-12. Informacion mbi punën e bërë për projektplanin mbi perspektivat e zhvillimit ekonomik, 22 mars 1958.
  29. Po aty, F. 14/KNER, V. 1958, D. 3, f. 1-12. Informacion i zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave, Spiro Koleka, mbi punën e sesionit të 9-të të KNER-it, zhvilluar në Bukuresht nga data 26 deri më 30 qershor 1958; po aty, F. 14/KNER, V. 1961, D. 10, fl. 11. Projektplan i përkthyer në shqip (nga rusishtja) mbi parimet kryesore të ndarjes ndërkombëtare të punës socialiste përgatitur nga ekspertë të vendeve anëtare të KNER-it, 1 gusht 1961.
  30. Mëhilli, “Socialist Encounters”, 112.
  31. AQSH, F. 14/KNER, V. 1958, D. 2, fl. 4-6. Informacione pa firmë. “Informacion mbi problemin e çmimeve midis vendeve pjesëmarrëse në Këshillin Ekonomik”, 22 mars 1958.
  32. Laurien Crump and Simon Godard, “Reassessing Communist International Organisations: A Comparative Analysis of COMECON and the Warsaw Pact in relation to their Cold War Competitors”, Contemporary European History, vol. 27 no. 1 (2018): 85-109.
  33. AQSH, F. 14/KNER, V. 1958, D. 3. “Kopje e informacionit të zv/kryeministrit, Spiro Koleka, mbi punimet e sesionit të IX të Këshillit Ekonomik të Ndihmës Reciproke, mbajtur në Bukuresht nga data 26.6.1958 deri më 30.6.1958”; shih gjithashtu Iskra Baeva, “Bulgarisch-sowjetische Wirtschaftsbeziehungennach dem Zweiten Weltkrieg”, in Walter M. Iber, and Peter Ruggenthaler (Ed.), M. Iber Walter und Ruggenthaler Peter (Hg.), Stalins Wirtschaftspolitik an der sowjetischen Peripherie. Ein Überblick auf der Basis sowjetischer und osteuropäischer Quellen (Innsbruck, Wien, Bozen: Studienverlag, 2011), 161-182, 171.
  34. AQSH, F. 14/KNER, V. 1961, D. 8, fl. 2-12. Relacion i delegatëve shqiptarë në KNER, Shefqet Kruja dhe Vasil Duro. “Në lidhje me punimet e grupit të punës për trajtimin e specialistëve dhe të teknikëve në kuadrin e Këshillit Ekonomik dhe të Ndihmës Reciproke”, Tiranë, 15 qershor 1961.
  35. Hua-Yu Li, Mao and the Economic Stalinization of China, 1948-1953 (Oxford, UK, and New York: Rowman & Littlefield Publishers, 2006), 3; Margaret K. Gnoinska, “Chipolbrok – Continuity in Times of Change: Sino-Polish Relations during the Cold War, 1949-1969”, in Janick Marina Schaufelbuehl, Marco Wyss, Valeria Zanier (eds.), Europe and China in the Cold War. Exchanges beyond the Bloc Logic and the Sino-Soviet Split (Leiden and Boston: Brill, 2019), 192-2011.
  36. Zhihua Shen and Yafeng Xia, Mao and the Sino-Soviet Partnership, 1945-1959. A New History (Lanham, Maryland: Lexington Books, 2015), 101-131.
  37. Austin Jersild, “Socialist exhibits and Sino-Soviet relations, 1950-60”, Cold War History, vol. 18, no. 3 (2018): 275-289.
  38. Li, Mao and the Economic Stalinization of China, 3.
  39. AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1954, D. 39, f. 11-14. Relacion i shokut Behar Shtylla mbi vizitën e tij në Republikën Popullore të Kinës, Tiranë, 3 nëntor 1954.
  40. Për një listë të plotë të kredive dhe ndihmave të Kinës për Shqipërinë gjatë viteve 1954-1960, shih studimin e fundit nga Gjon Boriçi, Fillimet e marrëdhënieve politiko-ekonomike shqiptaro-kineze, 1954-1960 (Tiranë: Geer, 2023); Shih gjithashtu Gjon Boriçi, Marrëdhëniet shqiptaro-kineze në Luftën e Ftohtë, 1956-1978 (Tiranë: Geer, 2022).
  41. AQSH, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1955, D. 328, fl. 2. Dokument me listat e mallrave të importuara nga Kina në vitin 1955, 5 tetor 1955
  42. Po aty, F. 14/AP-Marrëdhëniet me Partinë Komuniste të Kinës (MPKK), V. 1956, D. 2. Korrespondencë mes Partisë së Punës të Shqipërisë dhe ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, mbi pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar të udhëhequr nga shoku Enver Hoxha në punimet e Kongresit të Tetë të Partisë Komuniste të Kinës.
  43. AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1956, D. 54, fl. 10. Relacion i delegacionit shqiptar që mori pjesë në punimet e Kongresit të Tetë të Partisë Komuniste Kineze në Pekin, Tiranë, 9 tetor 1956; Technology Transfer to China, OTA-ISC-340, U.S. Congress, Office of Technology Assessment (Washington, DC: U.S. Government Printing Office, July 1987), 40.
  44. Amy King, “Reconstructing China: Japanese technicians and industrialization in the early years of the People’s Republic of China”, in Modern Asian Studies, vol. 50, no. 1 (2016): 141-174, 143.
  45. AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1956, D. 54, fl. 11. Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike, më 9 tetor 1956. Në këtë mbledhje raportoi Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu mbi pjesëmarrjen e tyre në Kongresin e Tetë të Partisë Komuniste Kineze, si dhe vizitat në Kinë e takimet e bëra me udhëheqësit kinezë.
  46. Po aty, f. 15.
  47. King, “Reconstructing China”, 143, 153.
  48. AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1956, D. 54, f. 10. Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike, më 9 tetor 1956. Në këtë mbledhje raportoi Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu mbi pjesëmarrjen e tyre në Kongresin e Tetë të Partisë Komuniste Kineze, si dhe vizitat në Kinë e takimet e bëra me udhëheqësit kinezë.
  49. Ylber Marku, Sino-Albanian relations during the Cold War, 1949-1978: An Albanian perspektive, Doctor’s thesis, Lingnan University, Hong Kong: 2017. Retrieved from http://commons.ln.edu.hk/his_etd/11/, 167. (shikuar më 18.10. 2023).
  50. Elidor Mëhilli, “Defying De-Stalinization: Albania's 1956”, Journal of Cold War Studies, vol. 13, no. 4 (2011): 4-56; Shen and Xia, Mao and the Sino–Soviet Partnership, 145-152.
  51. AQSH, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1955, D. 27. Marrëveshje mes Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, mbi dhënien e një kredie nga Republika Popullore e Kinës Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë, 3 dhjetor 1955; po aty, F. 14/AP-MPKK, V. 1958, D. 1, fl. 1-9. Korrespondencë ndërmjet Partisë së Punës të Shqipërisë (PPSH) dhe Partisë Komuniste të Kinës (PKK), mbi kërkesën e Shqipërisë për një kredi prej 55 milionë rublash dhe pranimin e kësaj kërkese nga ana e Kinës, 7 tetor 1958.
  52. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1954, D. 75. Protokoll i punimeve të komisionit të përbashkët të bashkëpunimit tekniko-shkencor mes Shqipërisë dhe Kinës, Tiranë, 3 dhjetor 1954.
  53. Mëhilli, From Stalin to Mao, 99-109; AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1959, D. 18. Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike. Raport i shokut Enver Hoxha mbi bisedimet me shokun Nikita Hrushov gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Tiranë, 6 qershor 1959.
  54. AQSH, F. 490, V. 1955, D. 1159, fl. 7-13. Protokolli i punimeve të sesionit të parë të komisionit të bashkëpunimit tekniko - shkencor me Kinën, Tiranë, 25 shkurt 1954.
  55. Po aty, F. 490, V. 1956, D. 1065, fl. 2-217. Ministria e Ndërtimit drejtuar Kryeministrisë. “Kërkesat tona për marrëdhënie tekniko-shkencore me Republikën Popullore të Kinës”, 16 janar 1956; po aty, F. 490, V. 1957, D. 1172, fl. 45-47. Relacion i ambasadës së Shqipërisë në Kinë, mbi materialet që Shqipëria i ka dërguar Kinës në kuadrin e bashkëpunimit tekniko-shkencor, Pekin, 23 mars 1957; Mbi pemët e ullinjve që Shqipëria i ka dërguar Kinës, shih kontributin e Sigrid Schmalzer, “Breeding New Knowledge at Home: The Case of the Albanian Olive Friendship Tree in China”, Chinese Annals of History of Science and Technology, vol. 3, no. 2 (2019):195-214.
  56. AQSH, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1957, D. 268. “Protokoll mbi përdorimin nga Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë gjatë vitit 1957 të kredisë së akorduar nga Republika Popullore e Kinës si dhe protokolli i likuidimit të dërgesave të mallrave nga R. P. e Kinës në Shqipëri gjatë vitit 1957”, 8 mars 1957.
  57. Po aty, F. 503/Ministria e Tregtisë, V. 1958, D. 293, fl. 21-24. Letër e ambasadës së Shqipërisë në Pekin, dërguar Ministrisë së Tregtisë në Tiranë, 30 tetor 1958.
  58. Po aty, fl. 21-24.
  59. Po aty, fl. 27-29. Raport i atasheut tregtar në ambasadën e Shqipërisë në Pekin, Dailan Buxheli, dërguar Ministrisë së Tregtisë në Tiranë, Pekin, 5 janar 1959.
  60. Po aty.
  61. Po aty, fl. 28.
  62. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1958, D. 226. “Relacion i Ministrisë së Tregtisë (nga zëvendësministri Niazi Demi) dërguar shokut Enver Hoxha dhe shokut Mehmet Shehu, mbi mundësinë e zgjerimit të tregtisë me vendet kapitaliste”. (Pa datë), 1958; shih po ashtu po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1958, D. 280-283; po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1957, D. 262. Lista e materialeve të marra nga Italia në kuadrin e marrëveshjes për reparacionet e luftës.
  63. Po aty, F. 14/AP-OU, V. 1959, D. 18. Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike, Tiranë, 6 qershor 1959.
  64. Po aty, F. 499, V. 1961, D. 454. “Korrespondencë e Ministrisë së Industrisë me Ministrinë e Ndërtimit mbi kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të fabrikave të përpunimit të rrushit Korçë, Përmet, si dhe mbi sigurimin e ujit për fabrikat e rrushit në Këlcyrë, Tiranë etj. (Pasqyra mbi grafikun dhe materialet e fabrikës së mishit Berat, Pogradec, Korçë etj.). Vendim nr. 432 dt. 4.12.1961 i Këshillit të Ministrave mbi ngritjen e fabrikës së mishit në qytetin e Lushnjës”. Dokumentet dhe relacionet në këtë dosje datojnë nga 23 janari deri më 20 dhjetor të vitit 1961; po aty, F. 499, V. 1960, D. 606 dhe D. 609. “Pasqyra e gjendjes së kontratave dhe projekteve për objektet industriale që mbarojnë në vitin 1960”. (Pa datë), 1960.
  65. Po aty, F. 495, V. 1959, D. 2, fl. 33. Relacion i Komisionit të Planit të Shtetit me titull “Mbi disa çështje të Ekonomisë së Republikës Popullore të Shqipërisë”, Tiranë, 17 maj 1959.
  66. Po aty, F. 503/Ministria e Tregtisë, V. 1959, D. 252, fl. 1-2. Letër e zëvendësministrit të Tregtisë së Jashtme të Gjermanisë Lindore, Erwin Kerber, dërguar Ministrisë së Tregtisë së Shqipërisë, 19 mars 1959.
  67. Po aty, F. 503/Ministria e Tregtisë, V. 1959, D. 270, fl. 7-11, 23. Relacion i ministrit Fuqiplotë Koço Prifti, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Relacion mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin e Barit”. Romë, 28 shtator 1959.
  68. Po aty, F. 503/Ministria e Tregtisë, V. 1959, D. 315. “Informacion mbi eksportin me Perëndimin për vitin 1959”. (Pa datë, 1959). Në këtë dokument nuk thuhet se përse në statistika vlerat e shkëmbimeve jepen në rubla, por për një shpjegim mbi këmbimin valutor mes rublës dhe dollarit deri në vitin 1960 shih Marcin R. Wyczalkowski, “The Soviet Price System and the Ruble”, in International Monetary Fund Staff Papers, vol.1, no. 2 (June 1960), 203-223.
  69. AQSH, F. 490, V. 1954, D. 223, fl. 2-6. Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Tiranë, 2 korrik 1954.
  70. Po aty, F. 495, V. 1960, D. 18, fl. 23. Raport i Komisionit të Planit të Shtetit, Tiranë, 13 nëntor 1959.
  71. Po aty, fl. 36-78. Raport i Komisionit të Planit të Shtetit “Mbi përfundimin e planit pesëvjeçar”, Tiranë, 10 nëntor 1959.
  72. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 376. Relacion i Ministrisë së Tregtisë. Listat e plota të kredive që i janë dhënë Shqipërisë gjatë periudhës 1945-1960, Tiranë, 2 qershor 1961.
  73. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1956, D. 150. Raport i Ministrisë së Tregtisë mbi tregtinë në periudhën 1956-1960, Tiranë, 14 nëntor 1960.
  74. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 362, fl. 1. Relacion i Ministrisë së Tregtisë “Dinamikat e eksporteve të Shqipërisë gjatë planit të dytë pesëvjeçar, 1956-1960”, Tiranë, (Pa datë).
  75. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 375, fl. 31-36. Relacion i Ministrisë së Tregtisë mbi bilancin e pagesave për vitin 1960, Tiranë, 8 maj 1961.
  76. Po aty, F. 490, V. 1961, D. 1023, fl. 2-9. Relacion i përfaqësuesit të Shqipërisë në KNER, Vasil Kati, dërguar zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave, Koço Theodhosi, më 19 prill 1961. Informacion mbi ndihmën që vendet socialiste të Europës u kanë dhënë vendeve të pazhvilluara kapitaliste në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Deri më 1 janar 1961, kursi i këmbimit mes dollarit amerikan dhe rublës sovjetike ishte 1 me 4. Shih për këtë çështje Kang Chao, “Pitfalls in the Use of China's Foreign Trade Statistics”, The China Quarterly, No. 19 (Jul. - Sep., 1964): 47-65; Mbi kursin e këmbimit mes rublës sovjetike dhe yuan-it kinez gjatë viteve 1950, shih Kang Chao and Feng-hwa Mah, “A Study of the Rouble-Yuan Exchange Rate”, The China Quarterly, No. 17 (Jan. - Mar., 1964): 192-204.
  77. AQSH, F. 14/KNER, V. 1961, D. 21. “Të dhëna të ndryshme statistikore nga vendet socialiste dhe kapitaliste në rusisht, për vitet 1937-1965, që zëvendëspërfaqësuesi i RPSH pranë KNER-it (Vasil Kati) i ka dërguar sekretarit të KQ të PPSH, Haki Toska”. Moskë, 21 janar 1961.
  78. Po aty, F. 14/AP-MPKK, V. 1959, D. 1. Korrespondencë ndërmjet PPSH-PKK, Tiranë, 12 mars 1959; po aty, F. 14/AP, V. 1959, D. 2, D. 4 - D. 18. Shënime nga vizita dhe takimet e delegacionit të PPSH-së, kryesuar nga Hysni Kapo, prill-maj 1959.
  79. Po aty, F. 14/AP-MPKK, V. 1959, D. 2. Shënime nga takimi i shokut Hysni Kapo me udhëheqësit kinezë shokët Çu Enlai dhe Teng Hsiaoping (Zhou Enlai dhe Deng Xiaoping), Pekin, 15 prill 1959.
  80. Po aty, F. 14/AP-MPKK, V. 1959, D. 6, fl. 2. Raport i shokut Hysni Kapo mbi eksperiencën e Partisë Komuniste Kineze.
  81. Po aty, F. 14/AP-MPKK, V. 1959, D. 12-D. 18.
  82. Po aty, F.14/AP-MPKK, V. 1959, D. 6.
  83. John King Fairbank and Merle Goldman, China: A New History, Second Enlarged Edition (New Haven; Harvard University Press, 2006), 365-382; Zhihua Shen and Yafeng Xia, “The Great Leap Forward, the People’s Commune and the Sino-Soviet Split”, Journal of Contemporary China, vol. 20, no. 72 (2011): 861-880.
  84. AQSH, F. 14/AP-Strukturë (Str.), V. 1960, D. 667, fl. 24-31. Raport i ambasadorit të Shqipërisë në Pekin, Mihal Prifti, mbi disa çështje të ndërtimit të socializmit në Kinë, Pekin, 18 prill 1960.
  85. Po aty, fl. 25-30.
  86. Po aty, F. 14/AP-Str., V. 1960, D. 667. Raporte të ambasadës së Shqipërisë në Pekin, 8 shkurt 1960 - 9 korrik 1960.
  87. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 333, fl. 22. Raport i ambasadës së Shqipërisë në Pekin, korrik 1960.
  88. Po aty, F. 14/AP-Str., V. 1961, D. 539, fl. 9-10. Informacion i atasheut tregtar shqiptar në Pekin, Halil Zeneli, mbi takimin e tij me përgjegjësin për vendet socialiste në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës, Pekin, 5 gusht 1961.
  89. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 333, fl. 27-29. Raport i atasheut tregtar në Pekin, 26 tetor 1960.
  90. Lorenz Lüthi, The Sino-Soviet Split. Cold War in the Communist World (Princeton and Oxford: Princeton University Press, 2008).
  91. Ylber Marku, “Communist Relations in Crisis: The End of the Soviet-Albanian Relations, and the Sino-Soviet Split, 1960-61”, The International History Review, vol. 42, no. 4, (2020): 813-832; Mbi ndarjen kino-sovjetike, mes shumë autorëve, shih Danhui Li and Yafeng Xia, Mao and the Sino-Soviet Split, 1959-1973. A New History (New York and London: Lexington Books, 2018); Lüthi, The Sino-Soviet Split.
  92. AQSH, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1961, D. 256. Protokoll i bisedimeve në vitin 1961, mes delegacionit ekonomik të Shqipërisë dhe atij të Bashkimit Sovjetik, zhvilluar në Moskë; po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1961, D. 260. Informacion i delegacionit tonë tregtar që shkoi në Moskë mbi divergjencat me palën sovjetike në lidhje me marrëveshjet ekonomike për vitin 1961, dhe për periudhën 1961-1965.
  93. Shih gjithashtu dokumentet e Ministrisë së Tregtisë, në AQSH, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 228, D. 240, D. 241, D. 278, D. 336.
  94. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 332, fl. 5. Li Xiannian për Abdyl Këllezin, Pekin, 21 maj 1960; po aty, F. 503-504, V. 1960, D. 333, fl. 27-29. Raport i atasheut tregtar në Pekin, 26 tetor 1960.
  95. Arkivi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Fondi MPJ (më tej: AMPJ), Viti (më tej V.) 1961, Dosja (më tej: D.) 165, fl. 70-72. Relacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë “Mbi marrëdhëniet e vendit tonë me Kinën gjatë vitit 1961”. (Pa datë, 1961).
  96. Marku, “Communist Relations in Crisis”; Marku, “Shifting Alliances”.
  97. Tao Chen, “East German pragmatism, China’s policy of differentiation, and Soviet miscalculation: Hermann Matern’s 1961 trip to China revisited”, Cold War History, Vol. 19, no. 1 (2018): 85-99.
  98. AQSH, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1961, D. 309. Marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kinës mbi shkëmbimet tregtare reciproke dhe bilancin e pagesave mes dy vendeve për periudhën 1961-1965, 23 prill 1961; po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1961, D. 311. Marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kinës mbi kredinë që Kina i jep Shqipërisë për periudhën 1961-1965, dokument datuar 1961; Shih gjithashtu dokumentet në po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1961, D. 312, D. 314, D. 315, D. 321.
  99. Po aty, F. 14/AP-MPKK, V. 1961, D. 1, fl. 7-13. Shënime nga takimi i Spiro Kolekës me Zhou Enlai-n, në Pekin, më 30 janar 1961.
  100. Po aty, F. 14/ AP-OU, V. 1961, D. 25, fl. 1. Fjalimi i Enver Hoxhës në Kongresin IV të PPSH-së në vitin 1961.
  101. AMPJ, V. 1961, D. 168/2, fl. 16-24. Relacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi ndihmën ekonomike që Kina i ka dhënë Shqipërisë për planin e dytë pesëvjeçar 1961-1965, qershor 1961.
  102. AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1961, D. 29, fl. 5-6. Procesverbal i punimeve të Plenumit të 22-të të Kongresit të Tretë të PPSH-së, më 6 shkurt 1961.
  103. Po aty, F. 503/Ministria e Tregtisë, V. 1958, D. 293, fl. 33-35. Ministria e Tregtisë (letër e ministrit Kiço Ngjela) drejtuar atasheut tregtar në Pekin, Dalian Buxheli, 2 prill 1959; Kjo ndodhte shpesh brenda Kampit Komunist. Shih Chao, “Pitfalls in the Use of China's Foreign Trade Statistics”.
  104. AMPJ, V. 1961, D. 168, fl. 6. Letër e ministrit të Tregtisë, Kiço Ngjela, drejtuar ambasadës së Shqipërisë në Kinë, 22 qershor 1961.
  105. AQSH, F. 490, V. 1958, D. 521. Relacion i Ministrisë së Industrisë dhe të Minierave drejtuar Këshillit të Ministrave, mbi projektin e ndërtimit të fabrikës së ferrokromit dhe kombinatit të superfosfatit në zonën e Laçit, 5 shtator 1958.
  106. Shih gjithashtu dokumentet e mbledhjes së qeverisë, 16 maj 1961, në po aty, F. 490, V. 1961, D. 24, fl. 4.
  107. AMPJ, V. 1961, D. 168, B1, fl. 86-90. Radiogram i delegacionit ekonomik të Shqipërisë që shkoi në Kinë dërguar udhëheqjes (Abdyl Këllezi për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun), më 26 dhjetor 1961.
  108. Po aty, V. 1962, D. 171, fl. 9-10. Radiogram i ambasadorit shqiptar në Kinë, Reis Malile dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, 17 maj 1962.
  109. Po aty, V. 1961, D. 171, fl. 4. Raport i ambasadorit Reis Malile mbi punën e delegacionit tregtar e ekonomik në Kinë kryesuar nga Abdyl Këllezi, 29 janar 1962.
  110. AQSH, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 334, fl. 1-3. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Vasil Nathanaili, drejtuar Ministrisë së Tregtisë, 8 shkurt 1960.
  111. Po aty, F. 503-504/Ministria e Tregtisë, V. 1960, D. 335. Raport i ambasadës shqiptare në Pekin, qershor 1960.
  112. AMPJ, V. 1962, D. 155, fl. 19. Raport mbi takimet e delegacionit ekonomik të Shqipërisë kryesuar nga Abdyl Këllezi, me udhëheqësit e Kinës gjatë muajve dhjetor 1961 dhe janar 1962.
  113. Po aty, V. 1962, D. 171, fl. 23-26. Raport i ambasadorit Reis Malile, 12 tetor 1962.
  114. AQSH, F. 14/AP-OU, V. 1961, D. 31, fl. 324. Procesverbal i Plenumit të Partisë më 30 qershor dhe 1 korrik 1961.
  115. AMPJ, V. 1961, D. 168/2, fl. 24. Mbi ndihmën që jep Kina për Shqipërinë për planin pesëvjeçar 1961-1965, Tiranë, qershor 1961; shih gjithashtu dokumentet e mbledhjes së qeverisë, 16 maj 1961, në AQSH, F. 490, V. 1961, D. 24, fl. 3.