Main Article Content

Abstrakti

Kalimi i Shqipërisë në sistemin monarkik të qeverisjes, në vjeshtë të 1928-ës, ishte në fakt kalim në një sistem më afër tradicionales dhe më të pranueshëm për shqiptarët, se sa sistemi republikan. Mbështetës i kësaj filozofie, Faik Konica, në gusht të 1928, duke lobuar për Zogun mbret në radhët e diasporës shqiptare të Amerikës, shprehej:
“Përgjithësisht, në të tridhjet-e-tre vjet përvojtjesh, s’kam hasur pothuajse asnjë i cili të ketë qënë republikan. Për shëmbëll, këtu në Amerikë, në më të shumtat shtëpi që kam vizituar kam parë fytyrën e Prins Wied–it; dhe një bandë muzike, që tani nuk është më, kish emrin “Banda e Mbretëreshës Sofi”. Veçan intellektualët, ose të veqojturit ashtu, më janë çfaqur n’Itali, n’Austri dhe gjetkë, monarqistë të tërbuar. Tregomëni një “intellektual”, dhe jam gati të ju jap emrat e kandidatëve që ay ka përkrahur për fronin e Shqipërisë”... “Sa për mua personalisht, siç kam thënë dhe shkruar shumë herë në kohët e shkuara te “Dielli” dhe gjetkë, jam i mendjes se forma s’ka aqë rëndësi sa njerëzit. Ka republika të liga dhe të mira. Ka monarqi të liga dhe të mira”.

Article Details

How to Cite
Duka, VALENTINA. 2025. “NGA PRESIDENCA NË MONARKI: ÇËSHTJE TË LEGJITIMITETIT”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/hh1aey95.

How to Cite

Duka, VALENTINA. 2025. “NGA PRESIDENCA NË MONARKI: ÇËSHTJE TË LEGJITIMITETIT”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/hh1aey95.

Share