Main Article Content

Abstrakti

Kruja, qytet i panjohur nga të vjetrit, ndodhet në Epir. Emri ka lindur nga
krojet e përhershme që rrjedhin nga kreshtat e malit mbi të cilin ngrihet (qyteti
– F. B.) dhe vërshojnë poshtë në fushë. Në të vërtetë, në gjuhën epirotike
burimit i thuhet Croja. Ka nga ata që mendojnë se Kruja është ngritur mbi
rrënojat e qytetit të shkatërruar të Antigonës. Të këtij mendimi janë Orteli,
Ferrari, Baudrandi, si dhe është pranuar nga Sofiani dhe nga Lacio, porse e
kanë gabim. Në të vërtetë, e largët dhe e ndryshme është pozita e njërës dhe e
tjetrës dhe ndodhen shumë larg njëra-tjetrës. Antigonia shtrihet deri afër jugut
në Akrokerauni dhe ndodhet pranë Kanovisë, e ndarë nga lumi Çelidno, sot
Shkumbini, ndërsa Kruja ndodhet në veri të malit, pranë të cilit rrjedh Ishmi
dhe fusha e saj (e Krujës – F. B.) bashkohet me atë të Lezhës dhe të Durrësit.

Article Details

How to Cite
Balliu, Fatjon. 2023. “PESHKOPËT E KRUJËS”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/jtxvnw68.

How to Cite

Balliu, Fatjon. 2023. “PESHKOPËT E KRUJËS”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/jtxvnw68.

Share