Main Article Content

Abstrakti

Në vijim të një praktike, që ka pasqyruar periodikisht rezultatet e
punës kërkimore-shkencore të Institutit të Historisë, në këtë numër të
revistës “Studime historike”, dëshirojmë të informojmë lexuesit për
arritjet e 10 viteve të fundit. Një veprimtari kulmore gjatë kësaj periudhe
i përket vitit 2012, përkatësisht 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë, gjatë së cilës studiuesit tanë përballuan një vëllim të
jashtëzakonshëm pune, duke realizuar botime si asnjëherë dhe duke
organizuar ose marrë pjesë në dhjetëra konferenca e simpoziume
shkencore kombëtare e ndërkombëtare, brenda e jashtë vendit. Në këtë
numër të revistës publikohen botimet monografike dhe përmbledhjet me
studime, shumë vëllime dokumentare të viteve 2003-2013, ku do të
vlente të përmendej projekti i finalizuar për botimin e 7 vëllimeve me
dokumente të diplomacisë austro-hungareze të vitit 1912. Risi, krahasuar
me periudha më të hershme të veprimtarisë botuese të Institutit ka qenë
publikimi vitet e fundit edhe i disa vëllimeve në gjininë e kujtimeve apo
memoareve, si dhe veprave të shquara të albanologëve të huaj. Në
renditjen e mëposhtme të punëve të kryera nga studiuesit e Institutit është
ndjekur ndarja kronologjike e botimeve në vite, mandej ndarja në botime
institucionale dhe joinstitucionale, si dhe është nënvizuar lloji i punës së
kryer nga secili. Në këtë rast është vlerësuar, përveç botimeve mbi bazën
e studimeve, edhe puna që ka mundësuar botimin me kritere shkencore të
dokumenteve, memoareve apo studimeve të realizuara nga bashkëpunëtorët
e Institutit të cilat janë finalizuar edhe me kontributin e studiuesve
tanë.

Article Details

How to Cite
Verli, Marenglen. 2023. “BOTIMET E INSTITUTIT TË HISTORISË 2004-2013”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/410.

How to Cite

Verli, Marenglen. 2023. “BOTIMET E INSTITUTIT TË HISTORISË 2004-2013”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/410.

Share