Main Article Content

Abstrakti

Monografia “Minoritetet në Shqipëri” e prof. dr. Beqir Metës është një
studim i thelluar, që i ka marrë autori dhjetë vjet punë këmbëngulëse. Me
një strukturë të menduar mirë, ai rreket ta trajtojë këtë temë shumë të
rëndësishme e me vlera aktuale, në të gjitha rrafshet. Organizuar me të
gjithë elementët që kërkon një monografi shkencore (që nga parathënia
deri te treguesi i emrave të vendeve dhe të njerëzve) monografia e z.
Beqir Meta e trajton problemin së pari teorikisht e më tej, hap pas hapi,
edhe historikisht, duke koordinuar kronologjinë me problematikën.
Autori ndalet fillimisht në konceptet rreth minoriteteve dhe vështirësive
për përcaktimin e nocionit “minoritet”. Pas kësaj, përmes një vështrimi
retrospektiv, ai pozon prehistorinë e minoriteteve në viset shqiptare deri
në vitin 1912. Me këtë rast, duke operuar me të dhëna të shumta por të
pasigurta statistikore, na paraqet njëherësh si vështirësinë për të fiksuar
shifra të sakta të padiskutueshme, ashtu edhe tablo shumë afër realitetit,
të nxjerrë përmes krahasimeve e arsyetimeve të qëndrueshme. Paraqitja e
të dhënave për të kaluarën e minoriteteve të pranishme në viset shqiptare,
ndriçon origjinën dhe situatën e tyre të dikurshme në trevat shqiptare.
Duke trajtuar në këtë prehistori qindravjeçare, minoritetin grekofon, të
krijuar jo vetëm nga grekë, dhe atë vlleh, të mbetur sot si një komunitet
etno-kulturor, z. Meta rrëzon ose mbështet teza të llojllojshme, një pjesë
e të cilave vijojnë, për motive politike e nacionaliste, të konsumohen
abuzivisht deri në ditët tona.

Article Details

How to Cite
Verli, Marenglen. 2023. “BEQIR META: MINORITETET DHE NDËRTIMI KOMBËTAR NË SHQIPËRI (1912 – 1924), Shtëpia Botuese ‘KRISTALINA-KH’, Tiranë, 2013, 716 F”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/395.

How to Cite

Verli, Marenglen. 2023. “BEQIR META: MINORITETET DHE NDËRTIMI KOMBËTAR NË SHQIPËRI (1912 – 1924), Shtëpia Botuese ‘KRISTALINA-KH’, Tiranë, 2013, 716 F”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/395.

Share