Main Article Content

Abstrakti

Kolanës së studimeve albanologjike të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare më së fundi iu shtua edhe një libër i domosdoshëm nga historiani dr. Sadik Mehmeti me titull Shkollat dhe arsimi në Kosovë 1830-1912, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në vitin 2019. Studimi rrok në vetvete një fazë tepër të rëndësishme historike. Ai fillon me periudhën e Tanzimatit (1839) kur institucionet arsimore në Europë dhe në Perandorinë Osmane bëhen pjesë e agjendës politike, e qeverive dhe strategjive për edukimin e qytetarit të kohës me ndjenjën e përkatësisë shtetërore, etnike dhe fetare. Në këtë kuadër nuk mund të bënin përjashtim as institucionet arsimore në Kosovë, e cila në këtë periudhë ishte pjesë e shtetit osman.

Article Details

How to Cite
Bello, Hasan. 2023. “SADIK MEHMETI: SHKOLLAT DHE ARSIMI NË KOSOVË 1830-1912, Instituti Albanologjik, Prishtinë: 2019, 422 F”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/ex94yq41.

Share