Main Article Content

Abstrakti

Marrëdhëniet austro-hungaro-italiane dallohen për një rrugëtim të gjatë në dukje linear, por në brendësi qartazi me ulje-ngritje të vazhdueshme. Stabiliteti i përkohshëm i këtyre marrëdhënieve u vendos atëherë kur të dyja palët pranuan kontrollin e njëra-tjetrës, në saje të bashkëpunimit me parime të qëndrueshme, ku dallon ai i paritetit. Artikulli synon t’i shpjegojë marrëdhëniet e Fuqive të Adriatikut me njëra-tjetrën dhe të këtyre të fundit me shtetin shqiptar, mbështetur në Teorinë Strukturore të Imperializmit, që mban emrin e profesorit të Universitetit të Oslos, Johan Galtung1. Dy polet që formësojnë këtë teori janë Qendra dhe Periferia. Në rastin tonë, rolin e së parës e mbartin Austro-Hungaria e Italia, ndërsa atë të së dytit e luan shteti shqiptar, qendra e brendshme e së cilit është Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Artikulli synon t’i japë përgjigje disa pyetjeve: Si mundën dy fuqitë rivale të shndërroheshin në fuqi aleate? Konkretisht në rastin e Shqipërisë, mbi bazën e cilave parime u ngrit marrëdhënia mes tyre? A pranuan Fuqitë e tjera të Mëdha të vepronin me të njëjtat parime sikurse Fuqitë e Adriatikut, për rastin shqiptar? Në fushën ekonomike, si operoi Qendra në raport me Periferinë?

Article Details

How to Cite
Dushku, Ledia. 2023. “ZBATIMI NË TERRENIN SHQIPTAR I PARITETIT EKONOMIK HABSBURGO-ITALIAN (1912-1914)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/ms4cg772.

How to Cite

Dushku, Ledia. 2023. “ZBATIMI NË TERRENIN SHQIPTAR I PARITETIT EKONOMIK HABSBURGO-ITALIAN (1912-1914)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/ms4cg772.

Share

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 > >>