Main Article Content

Abstrakti

Figura e Skënderbeut zë një vend kryesor në historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Por, dimensioni i personalitetit të tij si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë politik e ka tejkaluar epokën kur ai jetoi dhe hapësirën gjeografike ku ai ushtroi aktivitetin e tij si udhëheqës. Ky aspekt dëshmohet nga veprat e shumta që i janë kushtuar figurës së tij përgjatë shekujve dhe nga shtrirja gjeografike e rrëfimeve, punimeve shkencore por edhe veprave artistike kushtuar personalitetit të Skënderbeut. Sigurisht që dendësia e studimit të figurës së tij është më e madhe në hapësirën shqiptare për faktin se Skënderbeu dhe epoka e tij kanë një rëndësi të veçantë në historinë shqiptare. Kështu në shek. XX, periudhë që përkon me konsolidimin e shtetit shqiptar dhe ngritjes së institucioneve kërkimore do të kemi një numër të konsiderueshëm studimesh mbi figurën e Skënderbeut.

Article Details

How to Cite
Caka, Eduart. 2023. “ANALIZË E ASPEKTIT BURIMOR NË HISTORIOGRAFINË SKËNDERBEGIANE SHQIPTARE (ME PËRQENDRIM NË DOKUMENTACIONIN DHE LITERATURËN OSMANE)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/n2a6v753.

Share