Main Article Content
Abstrakti
Viti 1968, me kërkesat kryesore për Republikë, Kushtetutë e
Vetëvendosje, që u bë pjesë e rëndësishme e historisë sonë më të re,
lidhet edhe me kohën e Kongresit të Berlinit (1878), kur Fuqitë e Mëdha
e copëtuan Shqipërinë, të pushtuar nga Perandoria Osmane, më 1479,
dhe heshtën për masakrimin e banorëve të sanxhakut të Nishit nga Serbia
dhe për shpërnguljet e tyre të dhunshme në drejtim të Rrafshit të Kosovës.
Krimi i Fuqive të Mëdha vazhdoi me heshtjen edhe ndaj
masakrave të vendeve fqinje në viset shqiptare, më 1912, dhe me
miratimin e atyre pushtimeve në Konferencën e Ambasadorëve në
Londër, më 1913, kur Greqia u zgjerua 2,7 herë, Mali i Zi 3 herë dhe
Serbia 2,8 herë, me zgjerim mbi Vojvodinën në Konferencën e Versajës,
1919. Sot, Republika e Kosovës ka vetëm një pjesë të vogël të territorit të vilajetit të Kosovës5 dhe bashkë me Republikën e Shqipërisë kanë vetëm afërsisht gjysmën e viseve shqiptare. Edhe pas vitit 1912, shqiptarët
kërkuan e luftuan për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të pushtuara
dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë. Përpjekje ka pasur edhe gjatë
Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.
