Main Article Content

Abstrakti

Krijimi i Monarkisë Shqiptare, kaloi nëpërmjet një rruge të studiuar
mirë. Si një politikan që kishte arritur shpejt postet më të larta drejtuese
të shtetit, Zogu ishte i vetëdijshëm se ndryshimi i sistemit politik, duhej
bërë sa të ishte e mundur, nëpërmjet hapësirave ligjore, proces të cilin
mund ta definonte Asambleja Kushtetuese. Pasi siguroi mbështetjen
italiane dhe të grupimeve të caktuara të shoqërisë shqiptare, vëmendja u
përqendrua në krijimin e kushteve që do të mundësonin kalimin e vendit
në zgjedhje të reja. Ato më të afërtat mund të bëheshin në pranverën e
vitit 1929, dhe do të ishin për Dhomën e Deputetëve, pasi Statuti
Themeltar i Republikës kishte përcaktuar se deputeti zgjidhej për katër
vjet. Ndërsa ato për 2/3 e senatorëve, i takonte të bëheshin në vitin 1931,
sepse ata zgjidheshin për 6 vjet.1 Kështu që mundësi e vetme, ishte
krijimi i situatave konfliktuale mes dhomave të parlamentit, me qëllim
shpërndarjen e tyre. Si pretekst për këtë shërbeu projektligji për krijimin e
Këshillit të Shtetit dhe pikërisht klauzola, se kush do të kishte të drejtën e
emërimit të anëtarëve të tij. Në nëntor 1927, Dhoma e Deputetëve gjatë
diskutimit të bërë, saktësoi në pikën 1 se, “Këshilli i Shtetit përbëhet prej
pesë anëtarësh, të emëruar drejtpërdrejtë me dekret të Kryetarit të
Republikës, nga të cilët njëri dekretohet kryetar”.

Article Details

How to Cite
Boseta, Bashkim. 2024. “Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese Të Vitit 1928”. Studime Historike, no. 3-4 (December). https://doi.org/10.61773/ba89pb14.

How to Cite

Boseta, Bashkim. 2024. “Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese Të Vitit 1928”. Studime Historike, no. 3-4 (December). https://doi.org/10.61773/ba89pb14.

Share