Main Article Content
Abstrakti
Greva e Minatorëve të Trepçës në Stari Tërg është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Historinë e re të Kosovës. Fundi i shek. XX ishte vazhdimësi e përpjekjeve të popullit të Kosovës për realizimin e të drejtave të tyre qytetare dhe kombëtare.
Duke shfrytëzuar literaturën dhe burimet arkivore, të cilat i kam pasur në dispozicion, në këtë punim, kam synuar për të trajtuar më hollësisht këtë ngjarje të rëndësishme historike.
Në këtë punim jam përpjekur që t’i përdor sa më me besnikëri burimet arkivore të botuara dhe të pabotuara, duke i kombinuar me referenca shkencore dhe publicistike.
Ngujimi i minatorëve të Trepçës në Stari Tërg, në thellësi të galerive që zbresin deri 1000 metra nëntokë, tregoi vendosmërinë e minatorëve shqiptarë kundër politikës së Beogradit që synonte rrënimin e pozitës kushtetuese dhe juridike të Kosovës të vendosur me Kushtetutën e vitit 1974.
