Main Article Content
Abstrakti
Diskutimet rreth origjinës, përmasave dhe pasojave të Luftës së Parë Botërore (LPB) mbeten ende të gjalla tek gjenerata e re e historianëve dhe studiuesve të çështjeve ndërkombëtare. Ato ndër të tjera janë të nxitura edhe nga hulumtimet gjithnjë e më të shumta nëpër arkiva historike në vendet pjesëmarrëse të LPB. Edhe pas 100 vitesh të mbarimit të kësaj lufte, këto diskutime nuk duken se po zbehen, përkundrazi gjallojnë fort mes studiuesve të ndryshëm. Një shekull pas shpërthimit të “Luftës së Madhe”, nuk ekziston ende një konsensus i plotë në mesin e historianëve në lidhje me origjinën e konfliktit, më i madhi që kish parë deri atëherë Evropa dhe bota. E thënë ndryshe, diskutimet historiografike nuk janë mbyllur dhe interpretime të reja, të mbështetur dhe në zbulime të "burimeve të reja" arkivore, mbeten ende të mprehta midis historianëve.
