Main Article Content

Abstrakti

Vendosja e sundimit osman dhe harku kohor rreth pesëshekullor zë një vend të rëndësishëm si në historinë e Shqipërisë ashtu edhe në fushëveprimin e historiografisë shqiptare. Bazuar mbi studimet e deritanishme lidhur me vërshimet osmane drejt hapësirave të banuara prej shqiptarëve mund të thuhet se kontaktet e para i përkasin vitit 1380 kur ushtritë e tyre të drejtuara nga Lala Shahini do të sulmonin zotërimet e Gjin Zenebishit. Pas këtij viti, ushtritë osmane do të organizojnë vazhdimisht mësymje drejt tokave shqiptare që do të vijonin gjatë viteve 1381, 1382 dhe 1384. Në fakt, gjatë kësaj periudhe turqit i kishin shtënë nën zotërim prej kohësh vende e kështjella të cilat ishin të pozicionuara mbi rrugët që të çonin drejt tokave të banuara prej shqiptarëve. Siç e thekson edhe studiuesi Xhufi, marrja e Kosturit prej tyre në vitet 1384-85 u kishte hapur rrugën e avancimit drejt fushës së Korçës, e jo vetëm. Megjithatë, depërtimi i ushtrive turke në brendësi të territorit do të ndodhte në vitin 1385 ku, si rrjedhojë e përplasjeve midis Topiajve dhe Balshajve, Karl Topia do të kërkonte ndihmën e ushtrive turke të cilat nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë, Timurtashit do të futeshin në zotërimet e fisnikëve shqiptarë.4 Kjo përleshje e madhe midis dy familjeve të mëdha shqiptare në të njëjtën kohë shënon edhe vendosjen e parë të turqve në këtë hapësirë gjeografike.

Article Details

How to Cite
Caka, Eduart. 2023. “REGJISTRI KADASTRAL I PËRMETIT DHE I KORÇËS SI BURIM TË DHËNASH MBI GJENDJEN E SHQIPËRISË JUGLINDORE NË GJYSMËN E PARË TË SHEK. XV”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/cfahx916.

How to Cite

Caka, Eduart. 2023. “REGJISTRI KADASTRAL I PËRMETIT DHE I KORÇËS SI BURIM TË DHËNASH MBI GJENDJEN E SHQIPËRISË JUGLINDORE NË GJYSMËN E PARË TË SHEK. XV”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/cfahx916.

Share