Main Article Content

Abstrakti

Ky artikull synon të analizojë proceset politike të ndodhura në vendin tonë, në periudhën 1945-1949, duke u fokusuar në disa prej ngjarjeve më të rëndësishme. Mbarimi i luftës dhe rindërtimi i vendit do të hapë një kapitull të ri për shoqërinë shqiptare dhe institucionet e saj. Regjimi i ri komunist, ndryshe nga paraardhësit e tij, do të ketë një qasje të re me komunitetet fetare në vend. Një nga aspektet më të vështira në marrëdhëniet e kishës me shtetin komunist, ishte ajo me natyrë ekonomike. Pas çlirimit, shteti kreu reforma të thella në lëmin ekonomik, ndër të cilat Reforma Agrare ishte më e rëndësishmja. Nga ana tjetër, reforma arsimore solli shtetëzimin e të gjitha shkollave private në vend e për konsekuencë të të vetmit seminar fetar ortodoks. Viti 1948 përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimet e brendshme të shtetit dhe shoqërisë, forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Në rrugën e kontrollit dhe të mobilizimit të institucioneve fetare akti më i rëndësishëm i qeverisë shqiptare ishte shpallja e dekretligjit nr. 743, datë 26 nëntor 1949.

Article Details

How to Cite
Duro, Çlirim, and Arben Jaupaj. 2024. “PROCESET POLITIKE QË SHËNJUAN NËNSHTRIMIN E KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE NGA SHTETI KOMUNIST NË VITET 1945-1949”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/asd8fa69.

How to Cite

Duro, Çlirim, and Arben Jaupaj. 2024. “PROCESET POLITIKE QË SHËNJUAN NËNSHTRIMIN E KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE NGA SHTETI KOMUNIST NË VITET 1945-1949”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/asd8fa69.

Share