Main Article Content

Abstrakti

Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese të 2 dhjetorit 1945 ishin procesi zgjedhor i parë në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Nacionalçlirimtare. Pas atyre zgjedhjeve, Shqipëria u përfshi në të ashtuquajturin Blloku Komunist, ku u vendos një prej regjimeve diktatoriale më të ashpra.
Artikulli ka për qëllim të analizojë këtë proces zgjedhor si një ushtrim të njëkohshëm të shkencës së historiografisë dhe të metodologjisë ligjore të vëzhgimit zgjedhor. Në këtë kuadër, si hap i parë i kësaj metodike synohet të kryhet vetëm një pasqyrim i ecurisë administrative të atij procesi zgjedhor dhe një sistematizim të informacionit përkatës. Më specifikisht artikulli ndalet në tekstin ligjor, përgatitjet për procesin zgjedhor, administratën zgjedhore dhe rezultatin zgjedhor.
Ofrimi i një pasqyrimi të plotë të ecurisë në përgatitjet dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, do të ndihmonte në një analizë më të plotë për këtë proces zgjedhor dhe trashëgiminë e tij politike deri më sot.

Article Details

How to Cite
Keta, Reald. 2024. “MBI ORGANIZIMIN DHE REZULTATIN E ZGJEDHJEVE TË 2 DHJETORIT 1945”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/7rqz2t23.

How to Cite

Keta, Reald. 2024. “MBI ORGANIZIMIN DHE REZULTATIN E ZGJEDHJEVE TË 2 DHJETORIT 1945”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/7rqz2t23.

Share