Main Article Content

Abstrakti

Rilindasit tanë të mëdhej, që demonstruan një shkallë të lartë idealizmi për të zgjuar dhe ngritur lart ndërgjegjen kombëtare, ëndërruan dhe punuan për shkollën shqiptare, për organizimin dhe mbarëvajtjen e saj. Ata ishin të bindur se ringritja e shtetit shqiptar mbas qindra vitesh robërie do të sigurohej jo vetëm me pushkë por edhe me penë. Shkolla kombëtare shqiptare ku mësimi dhe edukimi i brezit të ri do të bëhej në gjuhën tonë të bukur do të shërbente si institucioni themelor fillestar për të përgatitur armatën e intelektualëve që do të drejtonin shtetin e ri shqiptar. Ajo do të kishte si tipar themelor edukimin patriotik të nxënësve, duke siguruar kështu bazat për mobilizimin e tyre të mëvonshëm e të suksesshëm që në vendin tonë të krijohej shteti i ri i shqiptarëve në familjen e madhe të vendeve europiane. Shkolla jonë do tu mësonte të rinjve shqiptarë gjuhën tonë që na mban të bashkuar dhe na vllazëron. Ajo duhej të ishte laike, e shkëputur nga kleri fetar dhe ndikimi i tij, që mund të sillte përçarje në kushtet e vendit tonë ku kishim tri besime të ndryshme fetare.

Article Details

How to Cite
Spahiu, Dritan. 2025. “REFORMA ARSIMORE E REALIZUAR NË PERIUDHËN E MBRETËRISË SHQIPTARE (1928 – 1939)”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/kq1n0d97.

How to Cite

Spahiu, Dritan. 2025. “REFORMA ARSIMORE E REALIZUAR NË PERIUDHËN E MBRETËRISË SHQIPTARE (1928 – 1939)”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/kq1n0d97.

Share