Main Article Content

Abstrakti

Pak a shumë është krijuar një mendim i përgjithshëm në historiografinë shqiptare dhe atë të huaj se, shpallja e Monarkisë, për shumë faktorë, kaloi qetë dhe pa shumë emocione. Për më tepër kjo situatë do të manifestohej në diasporën e re shqiptare, e shtrirë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, në shumë shtete të tjera të Evropës, në SHBA, Amerikën Latine, në Australi e vendet arabe. Lufta e përditshme për mbijetesë, në merak e nevojë për lidhje të vazhdueshme me vendin amë, rritja graduale e vëmendjes së shtetit shqiptar ndaj diasporës etj., çuan nga gjysma e dytë e viteve ’20 dhe në vitet 30' të shekullit XX, gati në një ekuilibër konstant të diasporës me shtetin shqiptar.
Shpallja e monarkisë në përgjithësi u prit diku me entuziazëm, diku me apati dhe diku me ftohtësi. Pothuajse të gjitha organizatat me karakter kombëtar, krahinor, fetar, mirëbërës, kulturor etj. u kujdesën që në programet e tyre të shprehnin kërkesa për qëndrime jo politike, për ruajtjen e traditave e të gjuhës amtare, për ndihmë e bashkëveprim midis emigrantëve, për veprimtari në dobi të konsolidimit të shtetit shqiptar etj.

Article Details

How to Cite
Rama, Fatmira. 2025. “ASPEKTE TË LUFTËS POLITIKE NË DIASPORË NË VITET E MONARKISË”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/tmm7vg13.

How to Cite

Rama, Fatmira. 2025. “ASPEKTE TË LUFTËS POLITIKE NË DIASPORË NË VITET E MONARKISË”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/tmm7vg13.

Share