Main Article Content

Abstrakti

Në periudhën antike dhe të mesme, qyteti i Nishit njihej me emrin
Naissus. Ky qytet dallohej për rëndësinë e tij gjeostrategjike për
shkak se ishte qendër që lidhte rrugët e asaj kohe. Një nga rrugët
kyçe që luajti rol të rëndësishëm në lidhjen me pjesët e tjera të botës,
ishte edhe rruga e quajtur “Via Militaris”, që kalonte pranë Nishit.
Ky qytet gjatë periudhës osmane (1386-1878) nuk e humbi rëndësinë
që kishte më parë, por përkundrazi pati një ndikim të çmuar në
ngjarjet që ndodhën gjatë asaj kohe. Osmanët i shfrytëzuan rrugët e
mëparshme dhe ndër vite i zgjeruan ato. Gjatë kësaj periudhe, për
shkak të rëndësisë strategjike, zhvillimit dhe potencialit ekonomik, kjo
zonë njëkohësisht kanosej nga rreziqe të pazakonshme. Për këtë
arsye, disa herë i është nënshtruar shkatërrimit thuajse të tërësishëm,
por sërish ka arritur të rindërtohet dhe të rezistojë. Andaj, Nishi disa
herë thuajse u ndërtua rishtas, ku edhe sot ka pjesërisht elemente
arkitekturore dhe kulturore, që dëshmojnë një të kaluar të pasur.
Gjatë kësaj periudhe, themelimi dhe zhvillimi i qyteteve pasqyronte
gjendjen shoqërore dhe religjioze të popullsisë, e cila ka ndikuar në
zhvillimin dhe zgjerimin e qytetit, që ishin të përqendruar kryesisht
pranë komplekseve, mensave publike etj. Roli dhe kontributi i
familjeve dhe personaliteteve me peshë socio-ekonomike, ka qenë
mjaft i rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin arkitekturor dhe
social të qyteteve të periudhës osmane. Në këtë kontekst, punimi
synon të shpalosë detaje mbi monumentet arkitekturore në Nish dhe
gjendjen e tyre deri më sot.

Article Details

How to Cite
Osmani, Mead. 2024. “Struktura Arkitekturore E Sanxhakut Të Nishit Gjatë periudhës Osmane”. Studime Historike, no. 3-4 (December). https://doi.org/10.61773/c8wk7116.

How to Cite

Osmani, Mead. 2024. “Struktura Arkitekturore E Sanxhakut Të Nishit Gjatë periudhës Osmane”. Studime Historike, no. 3-4 (December). https://doi.org/10.61773/c8wk7116.

Share