Main Article Content
Abstrakti
Kronikat dhe arkivat në mesjetë nuk shënojnë zakonisht kohën kur lindin njerëzit që dallohen më pas në veprimtarinë e tyre si udhëheqës të shquar në historinë e vendit, por ato shënojë në çdo rast ditën kur ata largohen dhe ndërrojnë jetë. Kur ndodh kjo ngjarje e rëndë, koha “nxin”; duke filluar nga kjo kohë njerëzit e humbur tashmë në rrjedhë të ngjarjeve, mbushin me të bisedat në netët që kalojnë. Kjo ndodh nga një brez në tjetrin shekuj me radhë. Koha i shtyn të trajtojnë ndodhitë e kaluara me tymin e legjendave të pafund për jetën dhe veprën e tij. Me këto ata flasin për forcën dhe fuqinë e tij, për “miqtë”, bashkëluftëtarët me të cilët ai luftoi deri në fund. Këta të dhëna që pasurohen në shekuj u duhen edhe historianëve më pas për të përcaktuar prejardhjen e heroit, origjinën dhe të parët e tij, por në këtë pikë ata janë të pafat; çdo krahinë jep të dhëna se ai vjen prej saj3. Dhe kjo është sigurisht e natyrshme; këta njerëz në thelb i përkasin gjithë kombit. Vdekja e udhëheqësve të tillë përjetohet kudo, në çdo popull si gjëmë kombëtare. Kështu ka ndodhur me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun.
