Main Article Content

Abstrakti

Zhvillimet historike nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë kanë krijuar një mozaik të ndërlikuar fetar. Ky fakt për çdo popull tjetër do të kishte qenë një fatkeqësi e vërtetë, pasi mund të ndikonte në përçarjen kombëtare. Por ndryshe ndodhi në vendin tonë, në të cilin përgjithësisht, u evidentua ndjenja e tolerancës fetare. Toleranca fetare u përfaq në kapërcimin e momenteve të vështira, në të cilat u gjend vendi ynë gjatë historisë së tij. Ajo luajti një rol pozitiv gjatë përballjeve të popullit tonë me ndërhyrjet e vazhdueshme të fqinjëve, të cilët kërkonin të mbillnin përçarje dhe armiqësi midis shqiptarëve. Kështu mund të themi se toleranca fetare, duke i lënë një rreze të vogël veprimi këtyre ndërhyrjeve, u bë pjesë përbërëse e platformës kombëtare, e cila synonte ruajtjen e ekzistencës së kombit dhe shpalljen e pavarësisë së vendit.

Article Details

How to Cite
Duka, Aida. 2025. “ASPEKTE TË VEPRIMTARISË SË KOMUNITETIT MYSLIMAN GJATË VITEVE TË MONARKISË NË SHTYPIN E KOHËS”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/1qe50412.

How to Cite

Duka, Aida. 2025. “ASPEKTE TË VEPRIMTARISË SË KOMUNITETIT MYSLIMAN GJATË VITEVE TË MONARKISË NË SHTYPIN E KOHËS”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/1qe50412.

Share