Main Article Content

Abstrakti

Mbasi dёshtoi me variantin e zbarkimit “paqësor” pёr pushtimin e Shqipёrisё me anё tё mashtrimeve, aq shumë tё dёshiruar për Benito Musolinin, gjithashtu edhe me shantazhet e ultimatumet drejtuar qeverisё shqiptare nё mars - prill 1939, kreut tё fashizmit italian i mbeti tё verё nё zbatim mjetin e fundit, mё tё padёshiruarin e mё tё dёmshmin pёr tё: agresionin ushtarak. Italia fashiste e mblodhi mendjen t’i hynte aventurёs sё luftёs me legjionet e ushtrisё duke u detyruar tё pёrdorё ato mjete, qё po tё pёrdorim njё reference tё diplomacisё angleze “e goditёn rёndё ndёrgjegjen e krishterё”. Duke shkelur nё mёnyrё flagrante marrëveshjet dypalёshe dhe ato ndërkombëtare, duke vepruar kundër vullnetit të popullit, tё qeverisë shqiptare dhe çdo morali njerёzor, në mënyrë të pabesë e të paskrupullt, kreu i fashizmit italian dhe shteti italian ndërmori më 7 prill 1939 agresionin ushtarak kundёr shtetit tё pavarur shqiptar dhe Mbretёrisё Shqiptare, kundёr popullit e kombit shqiptar.

Article Details

How to Cite
Xhafa, Bajram. 2025. “DIBRA DHE DIBRANЁT NЁ QЁNDRESЁN E 7 PRILLIT 1939”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/90egmz86.

How to Cite

Xhafa, Bajram. 2025. “DIBRA DHE DIBRANЁT NЁ QЁNDRESЁN E 7 PRILLIT 1939”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/90egmz86.

Share