Main Article Content
Abstrakti
Në fund të Luftës II Botërore, Shqipëria dallonte për nivele të larta të popullsisë analfabete, rrjedhojë kjo e prapambetjes së theksuar social-ekonomike të trashëguar. Zgjidhja sa më e shpejtë e këtij problemi me karakter demokratik përbënte një nga kushtet e rëndësishme për ecurinë e vendit drejt progresit. Likuidimi i analfabetizmit për pjesën më të madhe të popullsisë u realizua gjatë dhjetëvjeçarit të parë të pasluftës. Në ecurinë e këtij procesi u evidencuan dy faza, faza e parë që rroku vitet 1945-1949, kur ai kishte tiparet e një lëvizjeje kryesisht vullnetare nën kontrollin e shtetit dhe faza e dytë, 1949-1955, kur u kalua drejt rrugës ligjore. Gjatë zgjidhjes së këtij problemi të madh shoqëror, krahas dukurive të përgjithshme në shkallë vendi, u vërejtën edhe specifika rajonale që meritojnë vëmendje. Nisur nga ky këndvështrim, analiza e procesit në një nga zonat e njohura siç ishte ajo e Fierit, na duket me interes.
